Studentët protestojnë në Prishtinë në mbështetje të liderëve të UÇK-së

17 shtator 2026 | 13:01

Studentë të Kosovës kanë marshuar sot në mesditë nga Biblioteka Kombëtare drejt sheshit “Skënderbeu” duke protestuar kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së.

Ilir Cani, përfaqësues i studentëve ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos ketë revoltë të të rinjve.

Ai  ka thënë se kjo ngjarje është organizuar në mbështetje të krerëve te UCK-së ndërsa u nxit nga siç shtoi, nga vendimi i padrejtë që është marrë ndaj tyre, një ditë më parë në Hagë.

Që nga Biblioteka Kombëtare e deri te sheshi “Skënderbeu” ata kanë brohoritur për UÇK-në, ndërsa kanë thirrur edhe emrat e katërshes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Herë pas herë kanë kënduar edhe këngë me motive patriotike

Studentëve u është bashkuar në protestë edhe një grup i vogël i qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes në kampionat nga Sassuolo, skuadra e Juventusit është…