Tromp: Gjykata Speciale e kriminalizoi retrospektivisht Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

18 shtator 2026 | 08:21

Hulumtuesja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Nevenka Tromp, ka deklaruar se Gjykata Speciale në Hagë e ka cilësuar gjithë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si pjesëmarrës në një “ndërmarrje kriminale”.

Tromp, e cila ka ndjekur nga afër edhe procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, e ka cilësuar këtë si një “kriminalizim retrospektiv” të strukturës komanduese të UÇK-së.

“Është një kriminalizim retrospektiv i strukturës qendrore komanduese të UÇK-së si tërësi, në një shkallë që aktgjykimet e vetë TPNJ-së nuk e vërtetuan kurrë”, ka thënë Tromp për Radion Evropa e Lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-prokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Geoffrey Nice,…