Edhe në Zürich u protestua kundër vendimit të Speciales

19 shtator 2026 | 18:24

Protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për krerët e UÇK-së po shtrihen edhe në vende të ndryshme të Evropës.

Mërgimtarë të shumtë, burra, gra e fëmijë, e sidomos të rinj e të reja, u mblodhën sot në sheshin „Helvetiaplatz“ në Zürich të Zvicrës, në një protestë në mbështetje të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ishte një ditë me diell, por atmosfera në shesh ishte edhe më e ngrohtë nga prania e e protestuesve që kishin mbushur sheshin dhe valëvitja e flamujve kombëtarë shqiptarë, të Kosovës, të UÇK-së, të SHBA-së dhe të Zvicrës.

Krahas brohoritjeve në mbështetje të UÇK-së, u dëgjua edhe thirrja „Jo në emrin tim!“.

U brohoritën emrat e katër drejtuesve të saj: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndërsa u kërkua lirimi i tyre.

Një ditë me diell, ku flamujt dhe zërat e mërgimtarëve përcollën mesazhin e tyre të mbështetjes dhe solidaritetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjet e…