Kapiteni i Policisë së Kosovës Visar Shala diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së

19 shtator 2026 | 18:28

Policia e Kosovës, në vazhdën e zhvillimit dhe avancimit profesonial të përsonelit policor në fushën e zbatimit të ligjit, bashkëpunon ngushtë me agjencione të ndryshme të sigurisë, përfshirë edhe me FBI-në.

Kësaj radhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së diplomoi Kapiteni i Policisë së Kosovës Visar Shala, i cili mori pjesë në Sesionin e 299-të, e të cilin e përfundoi me sukses. Ceremonia e diplomimit u mbajt më 17 shtator 2026, në Quantico, Virxhinia.

Përveç Kapitenit Shala të Policisë së Kosovës, në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 zyrtarë nga vende të tjera.

Pjesëmarrja dhe diplomimi i zyrtarëve policor, në Akademi të tilla siq është FBI-ja, tregon një arritje të rëndësishme profesionale për vet zyrtarët policorë, por edhe dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e menaxhmentit të Policisë së Kosovës për zhvillimin e personelit dhe kuadrove të saj, përmes të cilëve edhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.

Policia e Kosovës falenderon partnerët nga ambasada e SHBA-së për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për…