“UÇK, UÇK” jehon në Këln të Gjermanisë (VIDEO)
19 shtator 2026
| 21:24
Mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sonte në Köln të Gjermanisë në një protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre përmes mesazheve në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe kundër zhvillimeve të fundit lidhur me proceset gjyqësore në Hagë.
Në mesin e mesazheve të protestës është edhe thirrja “Gjithmonë me ❤️ UÇK”, ndërsa protestuesit kanë përdorur edhe hashtagun #JoNëEmrinTim.



