Qytetarët i thonë “JO” vendimit të Speciales – Prishtina po frymon “kuq e zi” edhe në ditën e katërt të protestës

19 shtator 2026 | 23:14

Mijëra qytetarë edhe sonte kanë mbushur sheshin kryesor të Prishtinës, për të kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale.

Me flamuj të ndryshëm me UÇK’në, figura të luftës, e këngë, protestuesit marshuan drejt sheshit të kryeqytetit.

Protestat pritet të marrin përmasa të reja gjatë ditëve të ardhshme, teksa paralajmërimet për tubime po shtohen në vende të ndryshme. Studentët pritet të dalin në një marshim masiv të hënën në mesditë, në kuadër të “Tetorit të studentëve”.

Krahas studentëve, edhe mërgata shqiptare po mobilizohet në diasporë. Protesta janë paralajmëruar në Shtutgart të Gjermanisë, ndërsa tubime të tjera pritet të zhvillohen edhe në disa qytete të Zvicrës.

Ndërsa sonte mërgata u mblodhen në Koln e në Munchen të Gjermanisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e…