Parashikimi i motit për sot

20 shtator 2026 | 08:38

Të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë pasditës, kryesisht rreth zonave malore, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 9-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. /MeteoKosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në Superligën e Kosovës do të zhvillohen dy përballje…