Djali i Thaçit dhe ai i Veselit edhe sonte në protestën në Prishtinë
20 shtator 2026
| 21:57
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, janë parë sonte në protestën që po mbahet në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Po ashtu edhe reperi Ledri Vula është parë në mesin e qytetarëve të mbledhur në shesh, i veshur me një bluzë me fotografinë e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Artisti pritet t’u drejtohet sonte qytetarëve të mbledhur në protestë.




