Veterani Bekim Shyti për ish-krerët e UÇK-së: Liria erdhi nga këta vizionarë, trima e burrështetas
20 shtator 2026
| 22:14
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka marrë pjesë sonte në protestën në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Duke iu drejtuar protestuesve në sheshin “Skënderbeu”, Shyti ka folur për sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e ish-krerëve të UÇK-së në rrugën drejt lirisë së Kosovës.
“Sot kemi gjithandej varreza të dëshmorëve, e kemi lirinë, por liria erdhi nga këta vizionarë, nga këta trima dhe burrështetas, sepse këta kishin guximin dhe vizionin që të formojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Shyti.



