“UÇK, UÇK”, Ledri Vula brohorit me protestuesit në Prishtinë: Faleminderit këtyre njerëzve të mëdhenj për luftën që e kanë bërë
20 shtator 2026
| 22:19
Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, ka marrë pjesë në protestën e mbajtur kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Vula ka folur para protestuesve, duke shprehur mirënjohje për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe për qytetarët që morën pjesë në protestë.“Një falënderim për luftën që e kanë bërë këta njerëz të mëdhenj, që sot padrejtësisht janë dënuar. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. UÇK, UÇK”, ka thënë Vula para protestuesve.



