Nis protesta e studentëve kundër vendimit të Speciales
21 shtator 2026
| 12:14
Qindra studentë kanë dalë të protestojnë në kryeqytet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Studentët kanë mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme, ndër to edhe “Studentët bëhen zë kur historia rrezikohet”.
Marshimi ka nisur nga Qendra e Studentëve, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje “Jo në emrin e studentëve” dhe “Duam drejtësi”.






