Protesta kundër vendimit të Speciales, studentët lëshojnë pëllumbat e bardhë

21 shtator 2026 | 12:32

Një numër studentësh kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës, për të kundërshtuar vendimin e Hagës ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Me pankarta në duar, studentët kanë marshuar nga Qendra e Studentëve drejt sheshit të Prishtinës.

Gjatë protestës, ata kanë zhvilluar edhe një aktivitet simbolik, duke lëshuar pëllumba të bardhë, të cilët simbolizojnë paqen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt…