Historiani britanik: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

21 shtator 2026 | 15:49

Historiani britanik, James Pettifer ka deklaruar se Kosova duhet të rishikojë marrëdhëniet me disa misione ndërkombëtare pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ligjëruesi në Universitetin e Oksfordit ka veçuar misionin EULEX, ndërsa ka bërë dallim sa i përket rolit të NATO-s.

Sipas Pettiferit, përfshirja e NATO-s në sigurinë e Kosovës mbetet thelbësore, ndërsa misionet e tjera ndërkombëtare duhet të vlerësohen nëse vazhdojnë të jenë të nevojshme.

“Ato i përkasin së kaluarës”, ka thënë Pettifer, duke iu referuar diskutimeve për EULEX-in, OSBE-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ai ka argumentuar se Kosova kishte hapësirë që të negocionte ndryshe kushtet për themelimin e Dhomave të Specializuara, në vend që procesi të ndërtohej pa kontroll institucional vendor.

Pettifer është shprehur se aktgjykimi mund t’i komplikojë më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe proceset e pajtimit.

Historiani britanik ka bërë thirrje që reagimi në Kosovë të mbetet institucional dhe politik, duke kundërshtuar çdo formë dhune.

“Mendoj se duhet shmangur dhuna”, ka deklaruar ai.

Pettifer ka shtuar se procesi i apelit do të vazhdojë, ndërsa ka kërkuar një qëndrim më të koordinuar institucional të Kosovës lidhur me rolin e misioneve ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Jusuf Gradinaj  shpall të pavlefshme  diplomën  LL.M. (Master) në…