Likoci me lapidar të ri, Arif Aliu falënderon lagjet Aliu dhe Rama
21 shtator 2026
| 16:48
Arif Aliu ka falënderuar lagjet Aliu dhe Rama nga Likoci i Skenderajt për kontributin financiar dhe angazhimin në punë për ngritjen e një lapidari në këtë fshat.
Përmes një postimi në “Facebook”, Aliu tha se idenë, projektin dhe zbatimin e lapidarit e ka bërë vetë, por theksoi se pa kontributin dhe punën e banorëve, projekti do të mbetej vetëm në letër.
“Me juve jam i madh, me juve mësyjë edhe frontin, prapë qe nevoja”, ka shkruar Aliu, duke u uruar banorëve shëndet, fat dhe bereqet.
Në fund të postimit, ai ka përcjellë urimet për lagjet Aliu dhe Rama, si dhe ka shprehur mbështetjen për UÇK-në dhe Republikën e Kosovës.



