Orari i ri për finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll
21 shtator 2026
| 16:49
Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet më 29 shtator.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar për orarin e ri të finales, ku do të përballen Trepça dhe Bashkimi.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, me fillim nga ora 19:00.
FBK-ja ka bërë me dije se të gjitha biletat e blera më herët mbeten të vlefshme.



