Zyrtare: Futbollisti nga Shkupi i bashkohet Shqipërisë
Mesfushori shqiptar nga Shkupi, Feta Fetai, është zyrtarisht pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Menaxheri i tij, Meriton Berisha, ka bërë të ditur se Fetai ka marrë ftesë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) për t’iu bashkuar Kombëtares.
Ftesa për futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit është dërguar më 21 shtator, duke e çuar në 30 numrin e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Rolando Maran.

Fetai kishte qenë më herët pjesë e planeve të ish-përzgjedhësit Sylvinho. Në tetor të vitit 2024, ai ishte në bankën e rezervistëve në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kapiteni i Shqipërisë U-21 rikthehet kështu në Kombëtaren A në moshën 21-vjeçare.
Në këtë sezon me Lokomotivën e Zagrebit, Fetai ka regjistruar katër paraqitje dhe 270 minuta të zhvilluara.




