Gjykimi nga UNMIK-u, Latif Gashi tregon si iu përgjigj një rusi kur e pyeti sa policë dhe ushtarë serbë ka vrarë

23 shtator 2026 | 22:37

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai tha se gjatë gjykimit nga UNMIK-u ishte pyetur nga një rus se sa ushtarë dhe policë serbë ka vrarë.

Gashi tha se i kishte thënë me ironi që “kam shkrepur 1 milion plumba dhe besoj kam vrarë 500 mijë”.

“Rusi më ka bërë një pyetje, tha a ka mundësi me ta bë një pyetje private. Tha më trego a është sekret me ditë sa ushtarë dhe policë ke vrarë. Tha kemi marrë vesh që ke qenë pjesë e gjitha betejave në Llap. Thash 1 milionë plumbave i kam shkrep, thash nuk besoj që 1 milion i kam vra, po 500 mijë po. Tha kjo përgjigje hipotetike, thash edhe pyetja jote hipotetike”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur, Yll Limani, iu është drejtuar protestuesve të…