Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së

23 shtator 2026 | 22:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga protesta e mbajtur sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo ishte nata e tetë radhazi që qytetarët u mblodhën në shesh në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj.

“Edhe sonte, Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së! ❤️”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, krahas fotografisë nga protesta.

Hoxhaj ka marrë pjesë që nga dita e parë e organizimeve në këto tubime të qytetarëve, të cilët po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka…