Rahoveci me qëndrim unik: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së është i padrejtë dhe i papranueshëm
24 shtator 2026
| 11:01
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar udhëheqësit e grupeve politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Rahovecit, me të cilët pajtuan të mbështesin njëzëri deklaratën kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndaj krerëve të UÇK-së, të cilin e konsiderojmë të padrejtë dhe të papranueshëm.
“Me një qëndrim, bashkë me qytetarët e Rahovecit, të bindur plotësisht në pafajësinë e tyre, vihemi në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe në rivendosjen e drejtësisë për çlirimtarët. Të bashkuar, për drejtësi, dinjitet dhe në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.



