Gërvalla nuk përgjigjet për vendimin e Hagës: Kemi mjaft kohë për temat e tjera

24 shtator 2026 | 21:36

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e trevjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo është pyetur pyetur lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë se për këtë çështje do të flasë në një moment tjetër, ndonëse kanë kaluar një javë nga aktgjykimi i 16 shtatorit.

“Jemi takuar këtu sonte për të nderuar veprën e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Për të gjitha temat e tjera kemi mjaft kohë për të folur”, ka deklaruar Gërvalla për IndeksOnline.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vlora Çitaku ka publikuar një mesazh në ditën e nëntë…