Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron
Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron (Video)
Në natën e nëntë të protestës “Jo në emrin tim”, reflektorët në sheshin “Skënderbeu” u kthyen nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Me këtë veprim, protestuesit kërkuan votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Reflektorët po i kthejmë nga objekti i Qeverisë. Votojeni ligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron”, ishte mesazhi që përcolli organizatori i protestës, Çlirim Haziri.
Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndërkohë, për nesër është thirrur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me pika të tjera në rendin e ditës.



