Foda: Plani jonë funksionoi, më pëlqeu reparti defansiv
24 shtator 2026
| 23:44
Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës minimalisht 1:0 në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda i dha mendimet e tij pas ndeshjes dhe fitores.
“Sot më pëlqeu reparti defensiv. Nuk krijuan asnjë mundësi irlandezët. Më pëlqeu qetësia sidomos pas pjesës së parë u thash të qëndrojnë të qetë dhe goli do të vij. Në përgjithësi jam i kënaqur edhe me krahët. Edhe me Zhegrovën që luajti 70 minuta, pasi kishte kohë pa luajtur. Edhe me Batonin po ashtu jam i kënaqur. Leoni dhe Veldini bënë punë të mirë në mesfushë, pasi kishin role të ndamë. Leoni kishte rol defensiv, kurse Veldini ofensiv. Nuk lejuan hapësira dhe ky ishte edhe plani jonë”, ka thënë Foda.



