Fitore për Kosovën ndaj Irlandës, Kurti reagon: Urime, me pak fat do të ishte 5:1

24 shtator 2026 | 23:49

Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Republikën e Irlandës me rezultat 1 me 0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të “Ligës së Kombeve”.

Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm për dardanët.

Për këtë fitore ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shpërndau një video teksa kërcente pas golit.

“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Gëzuar”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës minimalisht 1:0 në Ligën e…