Rama sot do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
25 shtator 2026
| 08:16
Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas agjendës së publikuar, Rama pritet të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme rreth orës 16:20, ndërsa rreth orës 17:00 është planifikuar fjalimi i tij.
Kryeministri ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar.



