Anulohet aksioni i “Jo në emrin tim” para Akademisë së Shkencave dhe Arteve

25 shtator 2026 | 08:21

Është anuluar aksioni simbolik i iniciativës “Jo në emrin tim”, i paralajmëruar të mbahej të premten në orën 10:00, para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Sipas njoftimit të iniciativës, aksioni do të zhvillohet në një ditë tjetër, ndërsa data dhe ora e re do të bëhen të ditura me kohë.

Përmes këtij aksioni, organizatorët kishin paralajmëruar se do t’i drejtoheshin Akademisë me një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për nevojën…