Haxhiu pret ambasadorin e Danimarkës, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
25 shtator 2026
| 11:34
U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
U.d. presidentja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj ndër vite në paqe, siguri dhe zhvillim.
U.d. presidentja dhe ambasadori Grønbech-Jensen rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.



