“Me këtë 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin tonë, për bacën Pejtër, për Calin, për Bacën Jakup, Kadriun, Rexhën dhe kryestrategun e lirisë, Hashim Thaçin, të gjithë bashkë: ‘Jo në emrin tonë’”, është shprehur ai.
Muhamet Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët (video)
Njëri nga ish-udhëheqësit dhe një nga figurat e protestave të 1 tetorit 1997, Muhamet Mavraj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për çlirimtarët për 1 tetor 2026 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në një video-mesazh, Mavraj e ka cilësuar 1 tetorin e vitit 1997 si një prej momenteve më të rëndësishme të mobilizimit qytetar të shqiptarëve para luftës në Kosovë.
Ai ka kujtuar pjesëmarrjen e tij në protestën e asaj kohe, duke përmendur edhe personat që, sipas tij, nuk janë më në mesin e të gjallëve.
“1 tetori i ’97-s është dita më e madhe e unitetit të shqiptarëve para luftës. Isha atë ditë bashkë me ju dhe shumë të tjerë. Shumë prej tyre sot janë dëshmorë”, ka thënë Mavraj.
Duke iu referuar protestës së 1 tetorit 2026, ai ka ftuar qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” nga ora 16:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.



