Kuvendi i Prishtinës miraton deklaratën e përbashkët kundër dënimit të çlirimtarëve
25 shtator 2026
| 11:55
Në Kuvendin Komunal të Prishtinës është votuar deklarata e përbashkët “Jo në emrin tim”, “Drejtësi për UÇK-në dhe mbrojtje e historisë sonë”.
Në fjalën e saj, nënkryetarja e Prishtinës, Besiana Musmurati, ka thënë se sot më shumë se kurrë qytetarët duhet të jenë bashkë për UÇK-në.
“Kuvendi i Komunës së Prishtinës shpreh shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës të datës 16 shtator 2026 ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. UÇK-ja nuk mund të ndahet nga historia e Kosovës, ajo është pjesa e saj më e lavdishme”, është thënë në deklaratën e përbashkët.
Deklarata është miratuar me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.



