Prattipati takoi kryeprokurorin Isufaj, diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
25 shtator 2026
| 12:09
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, takimi u zhvillua për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm me PSRK-në.
Në takim është diskutuar edhe luftimi i kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, përfshirë terrorizmin, trafikimin e drogës dhe migrantëve, krimet kibernetike, si dhe organizatat kriminale transnacionale.
Ambasada Amerikane ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në këto fusha.



