Kryesia e Kuvendit pajtohet për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

25 shtator 2026 | 12:49

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, është deklaruar për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai ka thënë se kërkesa e tij ka qenë që institucionet, përkatësisht Kuvendi, të sillen me përgjegjshmëri, të reflektojnë ndërgjegjshmëri dhe gatishmëri, si dhe të ndërmarrin veprimet e duhura, të nevojshme e urgjente për situatën me të cilën po përballet vendi.

“16 shtatori ishte ditë e zezë dhe e rëndë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë duke shprehur revoltën përmes protestave. Kjo situatë është emergjente, urgjente dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Qytetarët me të drejtë kanë kërkesë të drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria”.

“Andaj, isha këtu që të alarmoj situatën, ta kthej fokusin te situata emergjente. Kryesisë të Kuvendit i kërkova që Kuvendi ta ketë një deklaratë të përbashkët dhe u dakorduam që ta kemi një deklaratë të përbashkët në seancën që do të mbahet ditën e hënë”, ka thënë Tahiri.

Kryesia e Kuvendit pajtohet për deklaratën e përbashkët kundër vendimit të Speciales

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për konsumatorët…