Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, në fokus aktgjykimi i Hagës për liderët e UÇK-së

25 shtator 2026 | 16:51

Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku pritet të miratohet një deklaratë në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për zhvillimet pas aktgjykimit të kësaj gjykate.

Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të PDK-së pas aktgjykimit në Hagë.

Pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të mbajë konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një numër organizatash të shoqërisë civile, përmes një letre publike,…