Të hënën në orën 11:00 mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
25 shtator 2026
| 16:52
Të hënën, deputetët e Kuvendit do të mblidhen në një seancë plenare, të thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Në rendin e ditës, përveç betimit të deputetëve, do të jetë edhe miratimi i deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Ftesat për seancën tashmë u janë dërguar deputetëve.
Seanca do të fillojë në orën 11:00.



