A do t’ia japë Kurti Serbisë mundësinë ta rishkruajë historinë e Kosovës apo jo?
Shkruan: Besa Ismaili-Ahmeti
Vuçiqi në foltoren e OKB-së, me mendësinë e Millosheviqit. Po z. Kurti çfarë po bën? A do t’ia japë Serbisë mundësinë për ta rishkruar historinë e Kosovës, apo do të veprojë?
—
Vuçiqi foli për shkatërrimin e rendit ndërkombëtar, por natyrisht heshti për krimet e regjimit të Millosheviqit.
Foli për territore, por jo për Mladiqin, gjenocidin, njerëzit: të vrarët, të dëbuarit, të zhdukurit dhe familjet që ende presin drejtësi.
Kosova nuk ishte plaçkë territoriale e fuqive të mëdha.
Ishte një popull që përballej me zhdukje, me shtypje, dëbime masive dhe dhunë shtetërore.
Në këtë fjalim dëgjohet e njëjta mendësi politike që e çoi Serbinë drejt katastrofës nën Millosheviqin. E njëjtë mbetet edhe përpjekja për ta paraqitur Serbinë si viktimë dhe për t’ua fshirë viktimave të saj historinë.
Vuçiqi u çjerrë dhe është i investuar me krejt aparatusin e vet shtetëror që propaganda e Beogradit të marrë vulën e drejtësisë ndërkombëtare ndaj katërshës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Regjep Selimi.
Po Albin Kurti çfarë po bën: a do t’ia japë Serbisë mundësinë ta rishkruajë historinë e Kosovës apo jo?
*karikatura e Jeton Mikullovcit JEMI




