Gjenerali Wesley Clark nderohet me Çmimin “Skënderbeu” nga AARC
25 shtator 2026
| 19:18
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka ndarë një fotografi me gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe djalin e tij.
Reka ka bërë të ditur se Clark është nderuar me Çmimin “Skënderbeu” nga organizata AARC, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij.
“Me gjeneralin Wesley Clark dhe djalin e tij, duke nderuar kontributin e tij me Çmimin ‘Skënderbeu’ nga AARC. Përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Reka në X.



