“Historia nuk rishkruhet në gjykata”- Mijëra qytetarë protestuan sot në komunat e Kosovës kundër Speciales
25 shtator 2026
| 20:46
Platforma Lira ka Emër, ka ndarë foto nga protestat e zhvilluara sot në qytete të ndryshme të vendit, ku është protestuar kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.
Fotot janë publikuar nga protestat e mbajtura në Vushtrri, Gjilan e Suharekë.
Aty shihen numër i madh protestuesish, të cilët mbajnë pankarta të ndryshme me mesazhe në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së.
Postimet e Liria ka Emër:
Vushtrria në shi thotë – JO NË EMRIN TIM.
#LiriaKaEmër
Gjilani thotë – JO NË EMRIN TIM.
#LiriaKaEmër
Shihemi në Prishtinë me 1 Tetor nga ora 16:00 në sheshin “Skenderbeu” të gjithë bashkë nga anë e kënd Kosovës – JO NË EMRIN TIM.
Shiu nuk e ndalë dot zjarrin e qytetarëve të Suharekës – JO NË EMRIN TIM’’, ka shkruar platforma LKE.



