Nata e 10-të: As shiu nuk i ndal, numër i madh i qytetarëve në protestën kundër Speciales

25 shtator 2026 | 21:22

Edhe sonte, për të dhjetën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Protestuesit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Protesta “Jo në emrin tim” është mbajtur çdo mbrëmje në Prishtinë që nga 16 shtatori, kur Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka ndërmarrë ndërkohë një iniciativë të re, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vendosin flamurin e UÇK-së në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar protesta në disa qytete të Kosovës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Pas përfundimit të protestave në qytete, OVL-UÇK i është bashkuar sonte protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestat në mbështjetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…