Aksident tragjik në Bujanoc, vdes një fëmijë 2-vjeçar dhe nëna e tij, lëndohen edhe disa persona të tjerë

25 shtator 2026 | 22:56

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot, të premten, pranë Bujanocit, ku në një aksident të rëndë trafiku kanë humbur jetën një fëmijë dyvjeçar dhe nëna e tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën magjistrale, e njohur si autostrada e vjetër, në drejtim të Vranjës, raporton Presheva.com. Sipas Shërbimit të Urgjencës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, përcjell preshevacom, në aksident janë lënduar edhe disa persona të tjerë. Ekipet e Urgjencës kanë transportuar të lënduarit drejt Qendrës Shëndetësore në Vranjë për trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy automjeteve. Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Për shkak të aksidentit, rruga është aktualisht e mbyllur për qarkullim, ndërsa policia po e ridrejton trafikun. Automjetet që vijnë nga drejtimi i Vranjës devijohen përmes Banjës së Bujanocit, ndërsa ato që vijnë nga drejtimi i Bujanocit po kalojnë nëpër rrugën e vjetër.

Policia dhe ekipet kompetente po punojnë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edhe sonte, në natën e 10 të protestës në kundërshtim…