Kurti pezullon nga detyra drejtorin e Institutit për Administratë Publike, Hysen Muzliukajn

26 shtator 2026 | 20:09
Vendimi është nënshkruar më 25 shtator 2026 nga kryeministri Albin Kurti. Sipas vendimit, Muzliukaj, i emëruar në këtë pozitë me Vendimin Nr. 04/265 të datës 1 gusht 2025, pezullohet nga detyra për shkak të aktakuzës së ngritur ndaj tij dhe procedurës penale për një vepër penale të kryer gjatë ushtrimit të funksionit të  tij.

Qeveria ka përcaktuar që pezullimi të zgjasë deri në përfundimin e procedurës penale. Gjatë periudhës së pezullimit, Muzliukaj do të kompensohet me 50 për qind të pagës së plotë, duke përfshirë çdo lloj shtese në pagë, deri në përfundimin e pezullimit.

Dokumenti thekson se vendimi hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Autori i librit “Explore Kosova”, Bujar Gashi, me ftesë të…