Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së
26 shtator 2026
| 21:09
Edhe sonte, për të 11 natë radhazi qytetarët janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, për të kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të UÇK’së, nga Gjykata Speciale.
Si në netët e kaluara, edhe sonte, shihet një numër i madh qytetarësh të pranishëm në sheshin kryesor të kryeqytetit.




