Këta janë deputetët e rinj të VV-së, që do t’i zëvendësojnë anëtarët e qeverisë
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të hënën, në kuadër të ndryshimeve në përbërjen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, janë bërë të ditur emrat e deputetëve që pritet t’i zëvendësojnë anëtarët e Qeverisë që janë pjesë e legjislaturës.
Sipas listës së prezantuar në seancë, deputetët e rinj dhe zyrtarët qeveritarë që ata zëvendësojnë janë:
Fitim Haziri – Glauk Konjufca
Ilir Qeriqi – Hekuran Murati
Mimoza Shala – Xhelal Sveçla
Egzon Azemi – Donika Gërvalla
Arsim Ademi – Ejup Maqedonci
Luan Aliu – Hajrulla Çeku
Fatos Geci – Mimoza Kusari-Lila
Adelina Tërshani – Andin Hoti
Ejup Ahmeti – Arben Vitia
Filiz Mustafa – Saranda Bogujevci
Arjeta Rexhepi – Armend Muja
Fahrush Rexhepi – Artane Rizvanolli
Elvira Ibrahimi-Hoti – Dimal Basha
Bylbyl Sokoli – Agon Batusha
Ndryshimet vijnë si pasojë e kalimit të këtyre deputetëve në pozita në ekzekutiv, duke bërë që vendet e tyre në Kuvend të plotësohen nga deputetët pasues në listën e kandidatëve, raporton Insajderi.



