Deputetja Albana Bytyqi caktohet në tri komisione parlamentare
28 shtator 2026
| 19:13
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka bërë të ditur se në këtë mandat do të ushtrojë përgjegjësi në tri komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me propozimin e Grupit Parlamentar të Aleancës, Bytyqi do të jetë nënkryetare e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Ajo gjithashtu do të jetë anëtare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, si dhe e Komisionit për Shëndetësi.
“Me përkushtim dhe përgjegjësi do të vazhdoj punën në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bytyqi në ‘Facebook’.



