Rrustem Mustafa: Koalicion i madh për Kosovën, VV – PDK

28 shtator 2026 | 19:23

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror.

“Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se tri shtylla duhet ta udhëheqin këtë angazhim.

“UNITET POLITIK DHE QETËSIM I BRENDSHËM. Bashkërendim i forcave politike dhe shoqërisë civile rreth interesit shtetëror, duke krijuar një klimë bashkëpunimi dhe përgjegjësie.

MBËSHTETJE JURIDIKE. Forcim i ekipeve mbrojtëse dhe sigurim i mbështetjes së nevojshme juridike për proceset e mëtejshme, me standarde të barabarta të drejtësisë.

ANGAZHIM DIPLOMATIK. Një veprim i koordinuar ndërkombëtar për të paraqitur me argumente historinë e Kosovës dhe UÇK-së dhe për të avancuar interesat e Republikës”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se mbi të gjitha, forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në dhe Perëndimin duhet të jetë orientimi i përbashkët.

“Ky nuk është vetëm një bashkim rreth një momenti. Është një mundësi për të ndërtuar një marrëveshje politike me përgjegjësi, objektiva dhe drejtim të qartë për Kosovën. VV, PDK dhe partitë e tjera: një tryezë e përbashkët, një marrëveshje e qartë, një drejtim shtetëror. KOALICION I MADH PËR KOSOVËN”, ka shkruar deputeti Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka bërë të ditur se…