AZEM SYLA REAGON VENDOSMËRISHT
Azem Syla ka reaguar lidhur me pretendimet për një përplasje të mundshme mes tij dhe bashkëveprimtarit të hershëm, Behajdin Allaqit.
Në një deklaratë, Azem Syla thotë se reagimi i tij bëhet në respekt të familjes së Allaqit dhe thekson se mes tyre nuk ka pasur asnjëherë kundërshti, raporton “Epoka e re”.
Syla ka theksuar se pas aktgjykimit në Hagë, thellësisht i padrejtë dhe qëllimkeq, për thellim të mëtejme të ndarjeve brendashqiptare, autorë qëllimzinj po baltosin majtas e djathtas me akuza pa asnjë bazë për këtë temë.
“Për hir të familjes gjithmonë të nderuar Allaqi, fëmijëve të Behajdinit, bashkëshortes, motrave dhe farefisit, dhe jo për hir të tjetërkujt, reagoj me vendosmëri absolute: siç e dinë ata e të gjithë, kurrë nuk kam pasur kundërshti me shokun e bashkëveprimtarin tim të hershëm Behajdin Allaqi. Pas aktgjykimit në Hagë, thellësisht i padrejtë dhe qëllimkeq, për thellim të mëtejme të ndarjeve brendashqiptare, autorë qëllimzinj po baltosin majtas e djathtas me akuza pa asnjë bazë për këtë temë. I jam mirënjohës Ali Ahmetit për mohimin e kundërshtisë që u shpik lidhur me mbledhjen në Kollare të Kërçovës në vitin 1993. Lavdi dëshmorëve të kombit”, thuhet në deklaratën e Azem Sylës, bashkëveprimtar i Behajdin Allaqit. /Epoka e re/



