Hajdari dhe Avdullahu lirohen nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës

29 shtator 2026 | 11:12

Mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në dy ndeshjet e ardhshme, pasi mungoi edhe në humbjen ndaj Austrisë në Vjenë.

Hajdari mungoi ndaj Austrisë shkaku i lëndimit, ndërsa rikuperimi i tij nuk pritet të përfundojë në kohë për dy duelet e ardhshme. Për këtë arsye, ai është liruar nga grumbullimi.

Ndërkohë, krahas Hajdarit, nga grumbullimi është liruar përkohësisht edhe Leon Avdullahu, ndonëse ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm për duelin me Izraelin.

Kosova të enjten përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ndërsa të dielën në Prishtinë do të luajë ndaj Austrisë.

“Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen. Përkundër angazhimit maksimal të stafit mjekësor dhe përpjekjeve për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy ndeshje”, thuhet në njoftimin e FFK-së për Hajdarin.

Sa i përket Avdullahut, FFK-ja ka njoftuar se mesfushori është liruar përkohësisht nga grumbullimi dhe se do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kosova deri më tani në Ligën e Kombeve i ka zhvilluar dy ndeshje. Krahas humbjes ndaj Austrisë, “Dardanët” kanë edhe një fitore kundër Irlandës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka pësuar një tjetër goditje në…