Shabani: UÇK-ja na bashkoi, Kuvendi i Podujevës miraton deklaratën ‘Jo në emrin tim’

29 shtator 2026 | 15:31

Kryetari i Kuvendit Komunal të Podujevës, Isak Shabani, ka bërë me dije se Kuvendi i Komunës së Podujevës ka miratuar me unanimitet të plotë deklaratën “JO NË EMRIN TIM”.

Shabani ka thënë se në një moment kur, sipas tij, drejtësia dhe trajtimi i barabartë kërkojnë një zë të përbashkët, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) i ka bashkuar të gjithë asambleistët, përtej dallimeve politike.

“UÇK-ja na bashkoi! Kuvendi i Komunës së Podujevës, me unanimitet të plotë, miratoi deklaratën ‘JO NË EMRIN TIM’! Në një moment kur drejtësia dhe trajtimi i barabartë kërkojnë zë të përbashkët, UÇK-ja i bashkoi të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal të Podujevës, përtej dallimeve politike. Deklaratën, në emër të të gjithë asamblistëve, e lexoi djali dëshmorit dhe shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së Lulzim Pollomi, duke përcjellë mesazhin e përbashkët të Kuvendit: ‘JO NË EMRIN TIM!’”, ka shkruar Shabani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona ka marrë një lajm të keq pak javë para…