Shala: Kushti elementar për t’i dalë zot çështjes në Hagë është që Kurti të mos jetë kryeministër

29 shtator 2026 | 22:31

Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se, sipas tij, një nga kushtet kryesore për t’i dalë në mbështetje çështjes së ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale është që Albin Kurti të mos jetë në pozitën e kryeministrit.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Shala tha se, për këtë arsye, e sheh si mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje përmes pamundësimit të kuorumit.

“Për mua të paktën, kushti elementar për me i dalë zot çështjes në Gjykatë Speciale, është mos me qenë Albini kryeministër”, deklaroi Shala.

“Prandaj për mua është mundësia ideale për me e çu vendin në zgjedhje me automatizëm, për mos me e bë kuorumin, sepse përderisa është kjo Qeveri me Donika Gërvallen, Dimal Bashën, e shumë e shumë të tjerë, kjo qeveri as hapin më të vogël nuk e lëviz për çështjen në Hagë”, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,ka thënë se fillimisht duhet të…