Klinaku me mesazh të fuqishëm nga protesta: Kosovën e lirë askush s’na e fali, e paguam me jetë
29 shtator 2026
| 22:36
Këngëtari Hysni Klinaku, ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga nata e 14-të e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në mesin e qytetarëve, Klinaku tha se ish-krerët e UÇK-së luftuan përkrahë dëshmorëve dhe njerëzve që dhanë jetën për liri.
“Këta burra, luftën e bënë përkrahë Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, e bënë përkrahë Shkëlzenit e Luan Haradinajt, luftën për lirinë e Kosovës e bënë përkrahë Fehmi Lladrovcit e Mujë Krasniqit, po e bënë edhe përkrahë Fahri Fazliut e Beqir Gashit. Andaj sot, ne nga këtu, përkujtojmë dhe kurrë të mos harrojmë edhe ta themi një të vërtetë, që Kosovën e lirë askush nga na e fali, atë, lirinë, e fituam me gjak, e paguam me jetë, më luftën edhe me diplomaci”, tha Klinaku.



