Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
29 shtator 2026
| 22:51
Një aksident mes dy motoçikletave ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në kryeqytet, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se tre persona janë lënduar.
“Dy motoçikleta të përfshira, sipas informative fillestare, tre persona janë lënduar”, thuhet në konfirmim.



