Java e ardhshme, vendimtare për presidentin

30 shtator 2026 | 08:21

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Pavarësisht kohës së mbetur, partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për një kandidat të përbashkët.

Ndonëse kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë të ditur ndonjë takim të ri me liderët e partive politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ndërkohë, nga Qeveria kanë deklaruar se ekziston vullneti politik për të gjetur një zgjidhje.

“Ne duhet të kemi parasysh se, në këtë ndërlidhje të këtyre afateve, emëruesi i përbashkët duhet të jetë që të evitohen zgjedhjet. Si evitohen zgjedhjet? Duhet të kemi një President deri më 6 tetor. Partitë të kenë një konsensus për një President konsensual dhe pastaj të gjitha bashkë në punën e kujdesshme dhe të rëndësishme për ligjin për Dhomat e Specializuara dhe në mbështetje të ekipeve mbrojtëse për Apelin.”

Për PDK-në, çështja e zgjedhjes së Presidentit nuk duhet të ndërlidhet me projektligjin për Dhomat e Specializuara. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar që këto dy çështje të trajtohen ndaras. Sipas tij, projektligji dhe zgjedhja e Presidentit nuk duhet të bëhen pjesë e të njëjtit kalkulim politik.

“Nuk duhet as me guxu me mendu me ndërlidhë ligjin me çështjen e Presidentit. Ligji është mbi secilin kalkulim politik, Presidenti është konsensus politik.”, u shpreh Tahir.

Por, Qeveria insiston se zgjedhja e presidentit është cështje urgjente dhe sipas Mimoza Kusarit, Kurti ka vullnet politik që të zhvilloi takime me liderët e partive politike.

‘’Deri më 6 duhet të ketë dakordim për presidentin…’’, tha Kusari për RTV21

Edhe në PDK thonë se kanë vullnet për të gjetur zgjidhje që të shmangën zgjedhjet. Por, shefi i deputetëve të këtij subjekti politik Arian Tahiri vlerëson se është në përgjegjësinë e kryeministrit të gjejë zgjidhje.

“Nuk mundet PDK-ja me e zgjedhë Presidentin. Kisha pas qejf me zgjedhë, por ne e dimë fuqinë e votave.”, tha Tahiri.

Dy partitë më të mëdha parlamentare, LVV-ja dhe PDK-ja, deri tani nuk kanë dhënë sinjale të qarta se mund të ketë marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president, pavarësisht takimit që kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilluan ditë më parë.

Ndërkohë, LDK-ja nuk është përfshirë së fundmi shumë në diskutimet publike për zgjedhjen e presidentit. Disa deputetë të këtij subjekti politik kanë deklaruar se do ta votonin një kandidat nëse ai do të ishte propozim vetëm i LDK-së.

Edhe Aleanca nuk është përfshirë në diskutime me kryeministrin Kurti për zgjedhjen e presidentit të ri.

‘’Nuk jemi pjesë e takimeve’’, tha ajo.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj të fundit, ka përcaktuar se 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri. Dështimi i zgjedhjes së Presidentit sjell shpërndarjen e Kuvendit dhe hapjen e procedurave për zgjedhje të reja parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot konferencë…