Qeveria miraton marrëveshjet IPA, mbi 270 milionë euro për programet 2021, 2022 dhe 2026-2027

30 shtator 2026 | 11:14

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2021, IPA 2022 dhe Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se amendamenti për programin IPA 2021 mundëson vazhdimin e procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 22.2 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, për programin IPA 2022, sipas Kurtit, krijohen kushtet për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove të mbështetjes financiare.

Qeveria ka miratuar gjithashtu marrëveshjen financiare për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027, i cili parasheh projekte në vlerë të përgjithshme prej 193.856 milionë eurosh.

Nga kjo shumë, rreth 180.5 milionë euro janë financim nga Bashkimi Evropian, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bashkëfinancimi i Qeverisë së Kosovës, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe partnerë të tjerë zhvillimorë.

Kurti ka thënë se ratifikimi i marrëveshjeve krijon bazën për zbatimin e projekteve dhe shfrytëzimin e plotë të fondeve për nevojat e vendit dhe qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar PDK-në për…